Aktualitet

Moti i keq/ Akset rrugore të vendit të aksesueshme, dëmtohen disa ujëmatës në Veri

Moti i keq/ Akset rrugore të vendit të aksesueshme, dëmtohen disa

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe në shumë qytete ka pasur reshje të vazhdueshme dëbore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar rreth situatës në akset rrugore të vendit të cilat janë të gjitha të aksesueshme, por ku duhen përdorur goma dimërore dhe zinxhirë.

Sipas ARRSH në Bulqizë, Has, Vau i Dejës e Pukë janë dëmtuar disa ujëmatësa, por po punohet për riparimin e tyre.

Sa i përket energjisë elektrike gjatë natës kanë ndodhur 14 defekte nga të cilat janë riparuar 4 në Tiranë, Lushnjë e Shkodër. 90% e defekteve të mbetura janë në zona rurale të Kukësit, Laçit dhe Koplikut.

Moti i keq/ Akset rrugore të vendit të aksesueshme, dëmtohen disa