Moti i keq/ Disa fshatra të bllokuara e të tjera pa energji elektrike

E Martë 24 Janar 2023, 09:16
TiranaPost
Parashikimet meteorolorgjike premtojnë përmirësim të motit ditën e enjte. Ndërkaq temperaturat e ulëta kanë sjellë problematike ditët e fundit.
Disa fshatra kanë mbetur të bllokuara në qarkun e Dibrës.
Njësia Lurë është e bllokuar prej katër ditësh. Dëbora arrin në 50 cm. Lëvizja bëhet vetëm drejt Rrëshenit, por me shumë vështirësi.
Probleme janë paraqitur në Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit.
Energjia elektrike mungon në disa zona.
Rruga e Arbrit ka pasur vazhdimisht probleme me bllokime të përkohshme.