Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë, në të gjithë territorin, me reshje intensive shiu, por prej dy ditësh edhe me reshje dëbore, veçanërisht në veri.
Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur në Shkodër, Fushë-Arrëz dhe Dibër, por situata deri më tani s’është problematike në asnjë prej 3 bashkive.
Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë.
Në Durrës reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë ndalimin e lundrimit për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhave, ndërsa në Vlorë juglindja është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut. Akset e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë nën intensitetin të mesëm dhe të lartë të shiut.
Akset kombëtare janë të kalueshme pa problematika, por policia e rrugore bën thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të prezencës së shtuar të ujit në rrugë.
Nga kjo situate janë krijuar probleme me lundrimin detar në Shëngjin. Dallgët e detit kanë arritur deri në 5 metra, duke detyruar kapiterinë e portit qe të pezulloje lundrimin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Po ashtu nga moti i keq janë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fshatra dhe po punohet për riparimin e defekteve.