Moti i keq në Durrës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit
E Enjte 21 Nëntor 2024, 09:48
TiranaPost
Prej mbrëmjes së djeshme, moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Situata ka qenë problematike në Durrës. Gjatë natës ka pasur prezencë të erës me shpejtësi 15-20m/s dhe dallgë, lartësia e te cilave ka arritur deri në 2m.
Kjo situatë nuk i ka penguar tragetet të nisen nga të dyja anët e Adriatikut.
Ndërkaq sot është pezulluar përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, deri në një moment të dytë, në qetësimin e situatës.