Aktualitet

Moti i keq në vend/ Të gjitha akset nacionale janë aktualisht të kalueshme

Moti i keq në vend/ Të gjitha akset nacionale janë aktualisht

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar çdo aks nacional është I kalueshëm aktualisht.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet


Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshë, sepse dendësia e dëborës shkon mbi 1 m.

Pajisja me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore është e domosdoshme.