Aktualitet

Moti i keq/ Pemë të rrëzuara dhe zona pa drita, ku është situata më problematike në vend

Moti i keq/ Pemë të rrëzuara dhe zona pa drita, ku

Stuhia e shiut dhe e erës, që ka përfshirë vendin nga mesnata, ka shkaktuar probleme në qarkullim, por edhe në energjinë elektrike, në disa zona të vendit.

Shkodër si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar pemët duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar disa makina. Prej orës 6:00 ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ka zbritur në terren për ndërhyrje në pikat më problematike.

Moti i keq/ Pemë të rrëzuara dhe zona pa drita, ku

Në qarkun e Lezhës disa fshatra ndodhen pa energji elektrike prej disa orësh. Zona pa energji janë: Lagjja Ushqimore, Zejmeni, Spiten, Kune, Torovica, Vaini, Shenkoll dhe Tale.

Moti i keq/ Pemë të rrëzuara dhe zona pa drita, ku

Po ashtu edhe në Bulqizë ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike. Ndërsa era e fortë ka rrëzuar pemët në rrugën Qytet i Vjetër-Qytet i Ri.

Moti i keq/ Pemë të rrëzuara dhe zona pa drita, ku

Ndërkohë në portin e Durrësit ka pasur vonesa për nisjen e trageteve. Dy tragetet e linjës Durrës - Bari janë nisur me 10 orë vonesë. Ata u nisën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe pritet të mbërrijnë në Bari në mesditë. Gjithashtu 2 tragete që janë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme  nga Bari mësohet se  të dy kanë mbërritur në portin e Durrësit.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në qytetin e Gjirokastrës, pasi mësohet se në rrugën Kolonjë-Golem ka pasur prurje nga përrenjtë malorë dhe rruga është me vështirësi, e kalueshme në disa vende. Ndërsa shkolla e fshatit Golem është dëmtuar nga mbulesa e izolimit me katerma pas mbrëmjes se djeshme.