Aktualitet

Moti i keq, pezullohet pjesërisht lundrimi në Vlorë dhe Durrës

Moti i keq, pezullohet pjesërisht lundrimi në Vlorë dhe

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin sot. Si pasojë, Vlora dhe Durrësi kanë pezulluar pjesërisht lundrimin.

Autoriteti Portual Vlorë ka marrë vendim për pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit duke filluar nga ora 10:00 e datës 14 dhjetor.

Kurse në Durrës është ndaluar lundrimi i mjeteve me tonazh të rëndë.

Lundrimi i trageteve ndërkaq vijon normalisht.