Aktualitet

Moti i keq rrëzon pemën. Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë

Moti i keq rrëzon pemën. Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë

Një plep është rrëzuar nga era e fortë dhe ka bllokuar një pjesë të aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Si pasojë kjo ka sjellë rëndim të trafikut. Momentalisht kalohet vetëm në një korsi dhe po punohet për të lëvizur pemën e për të hapur tërësisht rrugën.

Atje ndodhen forcat e policisë për të orientuar drejtuesit e mjeteve.