Aktualitet

Moti i keq shtyn lundrimin Durrës-Bari

Moti i keq shtyn lundrimin Durrës-Bari

Nëse ke rezervuar një biletë për Durrës-Bari, Autoriteti Portual njofton se është shtyrë. Për shkak të motit të keq, dy lundrimet drejt Barit kanë ndryshuar oraret.

GNV Allegara, do të niset mëngjesin e nesërm në orën 06:00, ndërsa trageti i linjës Durrës-Ancona, “Al Claudia”, ora 17:30.

Shtyrje të orareve kanë pësuar edhe lundrimet e të njëjtave linja që nisen nga Bari me destinacion Durrësin.

Prej disa orësh moti i keq, shiu dhe erërat e forta kanë pushtuar Shqipërinë dhe shtetin fqinjë, Itali.