Moti i keq/ Si paraqitet situata në akset rrugore

E Premte 21 Janar 2022, 18:15
TiranaPost
Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel që në segmentin rrugor Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë, në aksin Qafë Thanë-Korçë dhe në segmentin Qafë Mali-Fushë Dukagjin të bëhet kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.