Aktualitet

Mungesë testesh? ISHP tregon sa ka në dispozicion: I përgjigjet opozitës

Mungesë testesh? ISHP tregon sa ka në dispozicion: I përgjigjet

Opozita ka bërë jo pak herë akuza për mungesë testimesh. Por ISHP është përgjigjur sërish sot duke i kërkuar PD dhe partive të tjera të mos bëjnë politikë me koronavirusin. Në reagimin në faqen zyrtare ISHP bën me dije se janë rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe se laboratori i ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje.

Reagimin e plotë e lexoni si më poshtë:

ISHP: Kemi kapacitetet e testimit
“Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga I gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët.
Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshura si të prekur nga Covid19.
I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”.

Ndërkaq, pak ditë më parë zv,ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u pyet për qytetarët që ankohen se nuk iu bëjnë teste. Rakacolli tha se jo në çdo rast bëhen testet dhe se ka një periudhë të caktuar kur shfaqen dhe simptomat e para dhe më pas bëhet konsultimi me mjekun dhe epidemiologët për të bërë tamponimin.