Aktualitet

Lajmi tjetër për naftën në Shpirag është i rëndësishëm për Shqipërinë! (gjithmonë nëse finalizohet)

Lajmi tjetër për naftën në Shpirag është i

Edi Rama ka dy ditë qëkur ka lënë rezidencën e pushimeve në Dhërmi që po flet për naftën e Shpiragut, shanseve për rezerva domethënëse atje.

Në konferencë për shtyp, Rama refuzoi çdo pyetje që s’kishte të bënte me Naftën dhe Shpiragun duke përqëndruar të gjithë vëmendjen tek shpresat për naftë në vend. Ai ka folur gjithashtu edhe për një panoramë se çfarë ndodh nëse Shell zbulon naftë në Shqipëri. Si do ndikojë ajo në ekonominë e Shqipërisë. Asgjë nuk është finale, por shpimet e bëra deri më tani kanë shtuar shpresat.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

“Fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend flas. Burimet kanë qenë modeste të keqpërdorua. Koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, dorëzim i sovranitetit dhe dorëzim i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, tek konsecionarë lloj lloj. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.

Dua të them se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë, duke u gjetur përballë situatash kontraktuale të blinduara, por ama për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale të një niveli ndërkombëtar. Kështu që të gjithë duhet të jenë sot të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe e tij dhe kjo pasuri e madhe do jetë një mbështetje për çdo njërin. Nuk e kam fjalën që do marrë një kovë me naftë, apo lek në dorë, por përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.