Aktualitet

Naftëtarët: Cakto datën dhe orën kur të takohemi, pa diçka konkrete s’dalim nga greva. Rama i vendosur: Po nuk e latë grevën nuk ka bisedime

Naftëtarët: Cakto datën dhe orën kur të takohemi, pa

Naftëtarët e Ballshit nuk e lënë grevën pa marrë një përgjigje nga qeveria për një ditë takimi dhe pa marrë diçka konkrete, lidhur me kërkesat e tyre, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama nuk do të ulet për bisedime me ta pa dalë nga greva. Kjo spirale komentesh mes grevistëve dhe kreut të qeverisë vijoi edhe ditën e sotme, ku pas komenteve të naftëtarëve se ndihen të lodhur dhe se nuk e dinë arsyen pse hesht shteti, kur sipas tyre i ka të gjitha gjërat në dorë, erdhi edhe reagimi i Ramës:

"Të dashura grevistë të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t'ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s'pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin".

Naftëtarët: Cakto datën dhe orën kur të takohemi, pa

Pas statusit të tij në Tëitter, erdhi edhe përgjigjja për kryeministrin. Ata kërkojnë të caktohet ora vendi dhe data e takimit dhe pa marrë diçka konkrete nuk dalin nga greva.

“Ne i themi Ramës faleminderit për këto mesazhe, por ne nuk jemi kundër uljes në tavolinë, të na caktojë datën, orën dhe vendin e takimit, kur të marrim diçka konkrete nga kryeministri Rama atëherë do të dalim nga greva. Përderisa nuk kemi një orar, një vend të caktuar nga ana e kryeministrit për t'u ulur llafi nuk është i yni, por i atyre grave. Në rast se ato gra, heroina motrat tona, pranojnë kushtin e kryeministrit atëherë edhe ne jemi të gatshëm. Pa një gjë konkrete dhe një zgjidhje afat shkurtër s'dalim nga greva, megjithatë do ia lëmë kohës dhe takimit", tha naftëtari Taulant Yzeiraj në përgjigje të kryeministrit.

Naftëtarët: Cakto datën dhe orën kur të takohemi, pa

Pas kësaj deklarate Rama përsëriti sërish kërkesën e tij, që do të zhvillohen bisedime vetëm nëse naftëtarët lënë grevën:

“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s'ka bisedime”.

Naftëtarët: Cakto datën dhe orën kur të takohemi, pa