Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit protestë paqësore sot: Presim përgjigje nga kompania azere

Naftëtarët e Ballshit protestë paqësore sot: Presim

Një prej protestuesve tha sot: 

"Jemi rrënuar si naftëtarë dhe nuk kemi ku të shkojmë. Veç të shkojmë në gjykatën e Hagës, ndryshe nuk kemi çfarë të bëjmë. Ku do shkojmë. Protestat do të bëhen më të dhunshme kohën e ardhshme, mos shiko tani. Kryeministri duhet të vijë me zgjidhje konkrete, nëse nuk ka zgjidhje të vijë të na vrasë të gjithëve. Mallakastra do bëhet e gjithë bashkë" .

Një ditë më parë kreu i qeverisë i shoqëruar me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku patën një takim në Turqi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev. Rama shkruante në postimin e tij se folën  edhe për çështjen e rafinerisë së Ballshit, ku u kërkua një zgjidhje afatgjatë e problemit. Kompania e rafinerisë është azere.

Rama shkruante:

"Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë". 

Naftëtarët thonë se kanë 10 muaj që nuk kanë marrë pagat dhe se kontratat e punës nuk u firmosën nga të gjithël. Ata kërkojnë edhe kushte më të sigurta në ambientet e punës. 

Naftëtarët e Ballshit protestë paqësore sot: Presim

Tetë naftëtarë janë proceduar penalisht pasi organizuan protestën në Uzinën e naftës në Ballsh.

Ndalimi i tyre vjen për shkak se në këtë kohë protestat dhe grumbullimet masive janë të ndaluara për shkak të pandemisë Covid-19.

Njoftimi i policisë:

Organizuan dhe morën pjesë në protestë të paligjshme si edhe kanë thyer Urdhërin Nr.351 datë 29.0.2020 pika nr. 4 të Ministres së Shëndetësisë mbi masat ndaj pandemisë Covid- 19, procedohen penalisht 8 persona.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar, por ndryshe nga dita e djeshme me një protestë paqësore para hyrjes së rafinerisë. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka thënë se ditën e djeshme disa prej protestuesve u shoqëruan në polici por më tej nuk pati procedim penal ndaj tyre. Ai pranon se ka pasur bisedime me palën azere dhe pritet përgjigja e tyre për vazhdimin e punës.