Aktualitet

Video nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinë dhe nisin shoqërimet: Balluku të reagojë

Video nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinë

Agravon situata në protestën e naftëtarëve të Ballshit, që nuk janë paguar prej 20 muajsh. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në godinën e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa nga kjo e fundit nuk ka ende asnjë reagim, ndërkohë që protestuesit kërkojnë vetëm një takim për zgjidhjen e problematikës së tyre.

Video nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinë

Mes protestuesve dhe policëve ka pasur përplasje fizike, ndërkohë që raportohet se kanë nisur shoqërimet. Protestës i është bashkuar dhe Shoqëria Civile.

Ata shprehen se Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhet të presë në takim një nga përfaqësuesit e protestës.

"Le ta shkrijnë sot atë kompani nëse del me humbje. I bëj thirrje policisë minimalisht një nga këta të marrë përfaqësuesit tanë dhe ministrja ta presë këtë njeri, nuk është një rrugëtar kalimthi. Turp që në 2020 trokitëm në një derë dhe nuk hapën. Ne jemi me ju, dhe ju duhet të na mbështesni. Të vlerësojnë mundin dhe sakrificën që këta naftëtarë kanë 11 muaj që sorrollaten", tha një prej protestuesve.

Video nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinë

Ata deklarojnë se kanë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

Video nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinëVideo nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinëVideo nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinëVideo nga protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata me policinë