Aktualitet

Naftëtarët i përgjigjen thirrjes së Ramës: Greva nuk ndërpritet, kryeministri të vijë këtu dhe të negociojmë

Naftëtarët i përgjigjen thirrjes së Ramës: Greva nuk

Naftëtarët e Ballshit i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë grevën duke thënë se ai është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar dhe gjetur një zgjidhje.

Ata janë shprehur se nuk do të ndërpresin grevën e urisë deri sa të firmosen dokumenti dhe të zgjidhet halli i tyre.  

"Kryeministrin e përgëzojmë, të vijë kryeministri të ulemi dhe të negociojmë, ne duam djersën tonë nuk duam lëmoshë. Të rrijë burri me 200 lekë në xhep është gjynah. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të negociojmë se po luftojmë për gjëra bazike. Kryeministri i bëj një pyetje se është familjar vetë. A lihen fëmijët 1 vit pa bukë të dalin të vjedhin e të bëjnë krime? Kryeministri të vijë është i mirëpritur të firmosim dokumentet dhe ne dalim  nga greva e urisë. Greva nuk ndërpritet”, ka thënë njëri prej naftëtarëve.

Prej 22 ditësh naftëtarët e Ballshit ndodhen në grevë grevë urie, ndërkohë që kësaj greve prej 5 ditësh i janë bashkuar edhe gratë.

Naftëtarët kërkojnë rrogat e tyre të prapambetura dhe nisjen e punës së rafinerisë, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama u ka bërë thirrje disa herë që të dalin nga greva.