Aktualitet

Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama: E di që deri sa të shoh diellin e yjet do të jesh me mua

Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama: E di që deri sa të

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama.

Lajmi u dha nga vetë kreu i qeverisë, që me një dedikim në rrjetet sociale tregon rëndësinë që pati në jetën e tij dhe të vëllait, si dhe ndjenjën e boshllëkut që la pas.   

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.

Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama: E di që deri sa të

Zonja Aneta Rama prej kohësh ishte e sëmurë, gjë për të cilën ishte shtruar edhe në spital. Një javë më parë ajo kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish.

Foto e Ramës me nënën e tij u postua nga kryeministri më 4 korrik në ditën e tij të lindjes, krah mbishkrimit: “Me gruan që më dha jetën”.