Aktualitet

Ndahet nga jeta piktori Omer Kaleshi, portretet e tij i dhuroi për Tiranën

Ndahet nga jeta piktori Omer Kaleshi, portretet e tij i dhuroi për

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare piktori shqiptar i njohur në mbarë botën, Omer Kaleshi.

Lajmi i trishtë është njoftuar nga familjarë të artistit në profilin e tij në Facebook.

“Ceremonia e varrimit të xhaxhait tim të dashur Omer Kaleshi do zhvillohet pas namazit të pasdites. Ai do prehet në varrezat e Küçükköy”, shkruhet në rrjetin e tij social.

Omer Kaleshi njihet kudo në botë si “piktori i kokave”. Dervishët, barinjtë dhe njerëzit e thjeshtë përbëjnë pjesën më të madhe e të rëndësishme të veprave të tij.

Ndahet nga jeta piktori Omer Kaleshi, portretet e tij i dhuroi për

Në nëntor të vitit 2019 Omer Kaleshi celi një ekspozitë në Tiranë dhe më pas pikturat e tij ia dhuroi Kryegjyshatës. Pikturat e tij qëndrojnë në galerinë e përhershme që mban emrin e tij pranë muzeut të Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit.

Omer Kaleshi ka lindur në vitin 1932 në fshatin Serbicë të Kërçovës në Maqedoninë e Veriut.

Që në moshë të hershme artisti i njohur emigron në Turqi ku ndjek dhe studimet në Akademinë e Arteve në Stamboll qytet në të cilin hap ekspozitën e parë personale.

Pas shumë udhëtimesh dhe ekspozimesh të pikturave në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 ai u vendos në Paris.

Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.

Ndahet nga jeta piktori Omer Kaleshi, portretet e tij i dhuroi për

Kaleshi është autor i ciklit prej pesëqind portreteve të pikturuara, ndërsa ekspozitat e tij janë promovuar në institucionet prestigjioze parisiene, si dhe në shumë qytete të tjera të botës.

Ai do të varroset në Turqi.