Aktualitet

Ndahet nga jeta Ilir Zhiti, vëllai i shkrimtarit Visar Zhiti. Dedikimi i ndjerë i së bijës: Sa e padrejtë ishte kjo ikje

Ndahet nga jeta Ilir Zhiti, vëllai i shkrimtarit Visar Zhiti. Dedikimi i

Vëllai i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, Ilir Zhiti, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi jepet nga familjarë dhe miq të tij, të cilët kanë shkuar me dhimbje për ndarjen nga jeta e Ilir Zhitit.

Në një postim në Facebook që duket se është bërë nga vajza e tij shkruhet:

“Jeta ime ti, u shove per te ndricuar mes engjejsh me miresine dhe urtesine tende. Babai im, pjese e zemres time, do i mungosh pafund mua, mamit, Herianit, te gjithe te dashurve qe i le zemerthyer nga ikja jote e parakohshme. Luftove tere jeten, me cdo gje te padrejte, luftove shume dhe tani ne fund, e padrejte ishte dhe kjo ikje...te duam perjetesisht ne familja jote”.

Ndahet nga jeta Ilir Zhiti, vëllai i shkrimtarit Visar Zhiti. Dedikimi i

Miku i tij Nazif Laçi tregon se i ndjeri ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital, ndërsa kishte marrë një telefonatë prej tij dy ditë më parë, të cilën Zhiti nuk kishte mundur ta përfundonte.

Ndahet nga jeta Ilir Zhiti, vëllai i shkrimtarit Visar Zhiti. Dedikimi i

Iliri ka shkruar shumë libra që konsiderohen të çmuar, si dhe ishte një krijues i rrallë i letrave shqipe. Ai, ashtu si vëllai i tij Visari, ka qenë i përndjekur nga regjimi komunist.