Ndalohet lundrimi dhe udhëtimet me traget për tri ditë rresht

Përgjatë tri ditëve në vijim të gjitha mjetet lundruese dhe anijet e peshimit nuk do të lejohen të dalin në det.
As anijet e transportit ndërkombëtar nuk do të lejohen të dalin në det. Masat do të zgjasin deri më 19 nëntor. Shkak për këtë pezullim janë kushtet e motit.
Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare vijojnë si më poshtë:
1. Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.