Ndërpritet lundrimi i anijeve në Durrës, shkak moti i keq
E Premte 4 Tetor 2024, 11:36
TiranaPost
Moti i keq ka përfshirë Durrësin gjatë kësaj të premteje. Stuhitë me erëra të forta kanë ndërprerë lundrimin.
Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.
Situata mbetet nën monitorim.