Aktualitet

Ndërroi jetë nga Covid/ Reagon ‘Shëndetësia’  për pneumologun Byberi

Ndërroi jetë nga Covid/ Reagon

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Ai u infektua nga koronavirusi pak ditë më parë dhe nuk mundi të mbijetojë për shkak të gjendjes së rënduar.

Për vdekjen e tij ka reaguar ministria e Shëndetësisë, ku tregon se 53 vjeçari nga Tropoja u konfirmua me koronavirus pak ditë më parë dhe trajtimi i bëhej në shtëpi. Por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ai u shtrua tek Shefqet Ndroqi, dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë për shkak të insufiçencës së rëndë respiratore. Bëhet me dije se pneumologu Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

Pneumologu ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë. Këto ditë ai do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.

Njoftimi i plotë nga ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me hidhërim të thellë konfirmon humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid19.

Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.