Aktualitet

Ndërron jetë 27 vjeçarja me Covid nga Berati: Së shpejti do martohej

Ndërron jetë 27 vjeçarja me Covid nga Berati: Së shpejti
Ariola Sakollari

Vijon të ketë pasoja fatale infektimi me koronavirusin, duke mos kursyer as të rinjtë. I tillë qe fati i një 27 vjeçareje nga Berati. Ariola Sakollari (Gjeçi) u infektua me koronavirus 3 javë më parë, dhe ishte shtruar në spitalin Rajonal të Beratit, në repartin Covid. Gjendja e saj u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Ajo qëndroi për dita ditë në intubim dhe për fat të keq nuk mundi të fitonte betejën me Covid. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spital dhe sot u përcoll nga familjarët për në banesën e fundit.

E reja nuk vuante nga sëmundje të tjera, ndërsa së shpejti do të vishte fustanin e bardhë në dasmën e saj dhe të fejuarit.

Statistikat e një dite më parë (2 Mars 2021)
Raste të reja ditore 892
Të shëruar në 24 orë 760
Të shtruar në spitale 650
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3369

Testime totale 472,868
Raste pozitive 108,823
Raste të shëruara 71,173
Raste Aktive 35,815
Humbje jete 1,835

tiranapost.al