Aktualitet

Ndërron jetë 28 vjeçari me koronavirus nga Shkodra

Ndërron jetë 28 vjeçari me koronavirus nga Shkodra

Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus. Anton Çuni nga Shkodra punonte si elektriçist i OSHEE-së në Shkodër. Lajmi është bërë me dije nga OSHEE Shkodër përmes një statusi në Facebook ku u shprehen ngushëllime familjarëve të tij. Deri më tani ministria e Shëndetësisë nuk ka njoftuar ende për vdekjen e tij dhe nëse ka pasur sëmundje të tjera, përveç Covid-19. Përditësimi i situatës me koronavirusin në vendin tone, bëhet në orën 16:00.

Postimi nga OSHEE:

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion... Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe.

Situata deri më tani me koronavirusin:

COVID-19 – Statistika
Testime totale 42183
Raste pozitive 5519
Raste të shëruara 3018
Raste Aktive 2335
Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25