Aktualitet

Ndërron jetë 71- vjeçarja e infektuar me Covid-19! Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri

Ndërron jetë 71- vjeçarja e infektuar me Covid-19! Shkon


Ka ndërruar jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare me koronavirus. Lajmin e bën me dije ministria e Shëndetit që tregon se pacientja vuante nga hipertensioni dhe ishte në terapi intensive.

Numri i viktimave me koronavirus në Shqipëri shkon në gjashtë.

Njoftimi: 

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Të infektuar në Shqipëri janë 146. 

•Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar