Aktualitet

Ndërron jetë mjeku i parë me Covid në Shqipëri

Ndërron jetë mjeku i parë me Covid në Shqipëri

Një mjek i infektuar me Covid-19 është viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi, i cili referuar shërbimit Infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

"Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Një ditë më parë në media u njoftua se një prej të intubuarve ishte mjeku i QSUT-së, i Repartit të Hematologjisë. Mjeku 57 vjeç u raportua se ishte rënduar ditët e fundit.

Lexo më shumë: