Aktualitet

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku Anibal Byberi

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku Anibal Byberi

Mjeku pneumolog Anibal Byberi u shtrua dje në Sanatorium në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19 dhe mediat e të afërm të doktorit bëjnë me dije se është ndarë nga jeta pak minuta më parë. Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.