Aktualitet

Ndërron jetë një 21-vjeçar me Covid nga Elbasani

Ndërron jetë një 21-vjeçar me Covid nga Elbasani

Një 21 vjeçar nga Elbasani i infektuar me Covid ka ndërruar jetë mbrëmë nga Covid. Sipas mediave vendase, i riu, me emrin Ledian Ceka, po kurohej në shtëpi dhe mbrëmë është dërguar tek spitali Covid 'Shefqet Ndroqi', por nuk ka arritur dot të mbijetojë, për shkak të sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese. 

Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht nuk ka reaguar ende për të konfirmuar lajmin.

Ndërkaq, ditën e djeshme u shënua një rekord të infektuarish në vend, ku u raportuan 302 raste dhe 3 viktima.