Aktualitet

Ndërron jetë nga koronavirusi mamia prej 30 vitesh në spitalin e Elbasanit, postimi i ndjerë nga kolegët

Ndërron jetë nga koronavirusi mamia prej 30 vitesh në spitalin e

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi mamia pranë Spitalit të Elbasanit, Majlinda Ilirjani. Lajmin për ndarjen nga jeta të mamisë 50 vjeçare e cila shërbeu për 30 vite në spitalin e Elbasanit, e bëri me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

Ndërron jetë nga koronavirusi mamia prej 30 vitesh në spitalin e

‘Një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm’, shkruhet në njoftimin e bërë publik.

Lexojeni të plotë:

 “Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta”.