Aktualitet

Ndërron jetë një 28-vjeçare nga Elbasani, e shtruar me Covid pa sëmundje të tjera

Ndërron jetë një 28-vjeçare nga Elbasani, e shtruar me

Një 28 vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ajo ishte shtruar prej disa ditësh në një prej spitaleve në kryeqytet ku po trajtohej me Covid, por sipas mediave nuk i mbijetoi dot. Mësohet se ajo ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar të kryejnë lindjen e foshnjës në muajin e shtatë me ndërhyrje cezariane.

E reja nuk ka mundur të mbijetojë, por fëmija gëzon shëndet të plotë. Për 28 vjeçaren thuhet se nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, duke rritur kështu alarmin mbi rrezikshmërinë e sëmundjes së Covid.

Ndërkaq shifrat e infektuarve dhe viktimave nga Covid në vend mbetet e lartë. Ditën e djeshme u konfirmuan 1184 të infektuar, ndërsa betejën me Covid e humbën 13 pacientë të shtruar në spitalet Covid.

*Tiranapost.al.