Aktualitet

Ndërron jetë një 60 vjeçar tek Infektivi, ishte i shtruar prej 5 ditësh

Ndërron jetë një 60 vjeçar tek Infektivi, ishte i shtruar

Një 60 vjeçar nga Tepelena ka ndërruar jetë mbrëmë për shkak të koronavirusit. Sipas mediave televizive, taksisti kishte shfaqur shenja të koronavirusit 10 ditë më parë dhe para 5 ditësh ishte dërguar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Nuk bëhet me dije nëse 60 vjeçari vuante nga probleme të tjera shëndetësore. Pritet që detajet të jepen në përditësimin e situatës me koronavirusin në vend nga Ministria e Shëndetësisë në orën 16:00.

Ndërkaq, dje u konfirmuan me koronavirus 154 persona.

Situata është kjo:

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)

Testime totale 48319

Raste pozitive 6971

Raste të shëruara 3616

Raste Aktive 3142

Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1717

Durrës 377

Shkodër 273

Fier 134

Lezhë 122

Vlorë 115

Korçë 111

Kukës 92

Elbasan 84

Berat 48

Dibër 38

Gjirokastër 31