Aktualitet

Ndërron jetë një tjetër pacient në Infektiv. Vuante nga ceroza e mëlçisë

Ndërron jetë një tjetër pacient në Infektiv. Vuante nga

News 24 raporton se ka ndërruar jetë një tjetër pacient i shtruar në Spitalin Infektiv. Viktima, pozitiv ndaj COVID-19, vuante edhe nga ceroza në mëlçi, ndërsa ishte transferuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Interne në QSUT.

Sipas të njëjtit burim, ishte një nga pacientët e infektuar nga infermierja që rezultoi pozitive. 

Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë ende përditësimin e shifrave.