Aktualitet

Ndërron jetë pacienti nga Tirana: Me koronavirus, por asimptomatik

Ndërron jetë pacienti nga Tirana: Me koronavirus, por asimptomatik

Një pacient nga Tirana 88 vjeç ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në Spitalin Infektiv. Mësohet se ai humbi jetën për shkak të arrestit kardiak dhe insufiçenca kardio-respiratorore. Por gjithashtu ai ishte bartës i koronavirusit, asimptomatik për sëmundjen.

Në njoftimin e ministrisë së Shëndetit, thuhet se 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

Ai bëhet viktima 34 me koronavirus në Shqipëri.