Aktualitet

Ndërron jetë punëtori 35 vjeçar, arrestohet inxhinieri i firmës së ndërtimit në Tiranë

Ndërron jetë punëtori 35 vjeçar, arrestohet inxhinieri i

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Një punëtor që po punonte në një pallat në ndërtim e sipër, ra nga lartësia dhe ndërroi jetën gjatë rrugës për në spital. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin me inicialet A.K.

Sot mësohet se policia ka arrestuar inxhinierin e firmës së ndërtimit dhe po procedon penalisht edhe administratorin, pasi akuzohen për shkelje të kushteve dhe rregullave në punë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.