Aktualitet

Ndërron jetë tek Infektivi një 21-vjeçare nga Covid-19 (Vuante nga disa sëmundje)

Ndërron jetë tek Infektivi një 21-vjeçare nga Covid-19

Pak minuta më parë ka humbur jetën tek Infektivi një 21-vjeçare. Vajza ka qëndruar 7 ditë me temperaturë në shtëpi dhe dje është dërguar me urgjencë ga Tepelena në spital ku është intubuar.

Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik ndërroi jetë.

Ajo vuante nga sindroma metabolike – një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun ndaj shëndetit.