Lajme nga Bota

Ndërsa të gjithë e kemi mendjen mos infektohemi, kreu i OBSH-së tregon sekretin e tij që s’ka lidhje me Covid

Ndërsa të gjithë e kemi mendjen mos infektohemi, kreu i

Jam apo jo i infektuar me Covid? Është një nga pyetjet që mundon thuajse çdo qytetar. Por ndërsa jemi të gjithë të fokusuar tek virusi, po harrojmë të kujdesemi për shëndetin tonë duke kryer aktivitet fizike. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bën një thirrje krah videos së tij duke u ushtruar. Me një video për të treguar se çdo lëvizje ka rëndësi, ai shfaqet i veshur jo sportiv, por me këmishë dhe kollare, për të treguar se kjo është pjesë e rutinës së tij pasi e kryen këtë aktivitet në zyrë ndërsa bën telefonata të rëndësishme.

Ndërsa të gjithë e kemi mendjen mos infektohemi, kreu i

“Të qenit aktiv fizikisht është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien - mund të ndihmojë që t’i shtosh vite jetës dhe jetë viteve. Udhëzimet e reja të OBSH-së për aktivitetin fizik dhe jetën pasive, theksojnë se çdo lloj lëvizje ka rëndësi.

Ndërsa administrojmë kufizimet COVID19, është e rëndësishme të gjesh një mënyrë për të lëvizur çdo ditë, në mënyrë të sigurt dhe krijuese. Për shembull, unë eci përreth ambienteve ose ngas një biçikletë të palëvizshme në zyrë, ndërsa bëj telefonata. Mund të provoni edhe ju. Thjesht bëhuni aktiv”, shkruan ai.