Aktualitet

Ndërtime pa lejë në bregdet! Dy të arrestuar në Durrës

Ndërtime pa lejë në bregdet! Dy të arrestuar në

Dy shtetas janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit për shkak se kishin zaptuar hapësirën publike për të ndërtuar pa lejë në bregdet.

Pllumb Margjokaj, 32 vjeç me precedent penal është arrestuar në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, pasi ka ndërtuar në këtë zonë një lokal pa lejë. Ndërkohë, në prangat e Policisë ka rënë edhe Aleks Prroni 35 vjeç që kishte ngritur një lokal me dërrrasa në sipërfaqen e plazhit publik në Porto Romano.

Kujtojmë se qeveria ka shpallur prishjen e objekteve pa lejë në bregdet një prioritet absolut dhe ka bërë thirrje që shkelësit e ligjit të prishin vetë ndërtimet që kanë bërë ilegalisht. Kostot e prishjes dhe spastrimit do i faturohen ndërtuesit.

Ndërtime pa lejë në bregdet! Dy të arrestuar në

Tiranapost.al