Ndërtimi i Unazës së Madhe, kujdes sot shpërthim i kontrolluar i urës së Babrroit
E Premte 13 Dhjetor 2024, 10:16
TiranaPost
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar sot, në orën 14:00 demolimin e urës ekzistuese (ura e Babrroit).
Gjatë procesit të demolimit, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Sipas njoftimit të IKMT-së, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.