Aktualitet

Ndëshkimi i emisioneve me mbi 2 të ftuar, Meta kthen ligjin: Gjobat nuk mund t’i vendosë Ministria e Shëndetësisë

Ndëshkimi i emisioneve me mbi 2 të ftuar, Meta kthen ligjin: Gjobat

Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend aktet normative me fuqinë e ligjit të qeverisë, që gjobit me 1 milion lekë të reja deri në bllokimin e emisioneve, që kishin shumë se 2 persona të ftuar në studio televizive.

Sipas argumentit të Metës, “ruajtja e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional”.

Kreu i shtetit e argumenton se ky sanksion rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik dhe kjo, po sipas tij, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes.

Meta po ashtu thotë se gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj përfundoi vetëm 5 ditë pasi Kuvendi miratoi këtë akt.

“Sipas ligjit, ky sanksion që rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetuës”, thuhet në njoftim.