Aktualitet

Pandemia/ Gjermania jep 10.5 milionë euro për Shqipërinë

Pandemia/ Gjermania jep 10.5 milionë euro për Shqipërinë

Gjermania i jep 10.5 milionë euro Shqipërisë për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020–2021. Po ashtu ky fond vjen edhe në mbështetje të ndikimit të pandemisë Covid-19, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.

Pandemia/ Gjermania jep 10.5 milionë euro për Shqipërinë

Lajmi jepet pas takimit të ministres së Financave, Anila Denaj me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro–gjerman përgjatë vitit 2020.

“Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatat e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qenë kyç në bashkëpunimin e vazhduar.” tha ministrja Denaj.

Pandemia/ Gjermania jep 10.5 milionë euro për Shqipërinë