Aktualitet

Ndizen emrat e firmëtarëve të Pavarësisë në oborrin e shtëpisë muze në Vlorë

Ndizen emrat e firmëtarëve të Pavarësisë në

Pas përfundimit të punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, park ky që lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren, tashmë janë ndezur edhe emrat e firmëtarëve të pavarësisë në oborrin e shtëpisë muze.

Ndizen emrat e firmëtarëve të Pavarësisë në

Kryeministri Rama u ndal gjatë vizitës së tij në Vlorë për të parë nga afër këtë park.

Ndizen emrat e firmëtarëve të Pavarësisë në

“Këtu kemi firmëtarët e pavarësisë të kthyer në xixëllonja, që shkëlqejnë çdo mbrëmje dhe që janë të pranishëm në çdo mëngjes e gjatë gjithë ditës patjetër”, nënvizoi Kryeministri, teksa përshkoi në këmbë këtë hapësirë të re të qytetit.

Ndizen emrat e firmëtarëve të Pavarësisë në

“Është një homazh mendoj i denjë dhe i shërben gjithë vizitorëve edhe atyre që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga diaspora, por edhe fëmijëve sepse është si libër i hapur i faqes, në faqen ku janë gjithë firmëtarët e pavarësisë. Është një park i bukur dhe me këtë punë i kemi vënë një qershi mbi tortë po themi dhe tani ka marrë dhe ngjyra çdo gjë,” shtoi kreu i qeverisë.

Ndizen emrat e firmëtarëve të Pavarësisë në

Ky park i ri jo vetëm do t’i shërbejë qytetarëve, por është edhe një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar.