Aktualitet

Ndodh në Berat: 39 vjeçari ndërton në zonën muzeale të Kalasë

Ndodh në Berat: 39 vjeçari ndërton në zonën muzeale

Ka përfunduar në pranga një 39 vjeçar nga Berati pasi u kap duke kryer punime në shtëpinë e tij, por që mbulohet nga zona muzeale e kalasë.  36 vjeçari me incialet B.K sipas policisë po kryente ndërtim të paligjshëm, ndërsa bëhet me dije se është proceduar edhe një 61 vjeçare.

Nuk i shpëtoi procedimit as inxhinieri i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat, me inciale E.Z 34 vjeç.

Njoftimin e plotë nga policia mund ta lexoni si më poshtë: 

Ndërtoi në zonën muzeale të kalasë arrestohet 39 vjeçari.  Nga ana e specialistëve për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit B.K., 39 banues në lagjen Kala, pasi nga ana e forcave të policisë u konstatua se ky shtetas po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë

Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë  D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.