Aktualitet

Ndryshime në kriteret e pranimit në Policinë e Burgjeve

Ndryshime në kriteret e pranimit në Policinë e Burgjeve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas mbledhjes së qeverisë tha se janë miratuar disa ndryshime në ligjin për Policinë e Burgjeve.

''E para ne i heqim kriterin e moshës deri në 35 vjeç për t’u bërë pjesë e Policisë së Burgjeve, pasi ky kufizim moshor nuk ka rezultuar efektiv në praktikë. Aq më tepër që është edhe një kriter diskriminues.

Së dyti kemi përcaktuar rregulla lidhur me ripranimin në Policinë e Burgjeve për ish-punonjësit që janë larguar me dorëheqje dhe jo me masa disiplinore.

Së treti, hapim një dritare për pranimin në Policinë e Burgjeve edhe të kandidatëve të tjerë që vijnë nga struktura policore dhe ushtarake, që plotësojnë kushtet e pranimit në Policinë e Burgjeve”, Ulsi Manja.