Ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile! Çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, për mediat, tha se do të ndryshohet ligji për sistemin e adresave. Balla theksoi se çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton. Deklarimi i vendbanimit mund të bëhet në portalin e-albania.
‘Thellimi i reformës së ndërmarrë nga qeveria sa i përket sistemit të Gjendjes Civile në RSH. Dy javë më parë kam qenë para jush për ndryshimet që bëmë, ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave. Me këto ndryshime të reja çohet në një nivel tjetër procesi i digjitalizimit, duke shtuar numrin e shërbimeve që shtohen online. Të gjitha shërbimet që kalojnë online, lidhen me njohjen qoftë me vulën digjitale apo vlefshmërinë e këtyre dokumenteve, gjatë dy viteve të fundit nga Gjendja civile 11.3 mln certifikata digjitale. E përkthyer kjo në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, është 13.2 mln euro. Këtu nuk llogaritët as koha e humbur nga këta qytetarë. Biem dakord që ky revolucion digjital jo vetëm ka kursyer kohë, por ka sjellë dhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptar. I drejtohem çdo qytetari është detyrim ligjor deklarimin i banimit dhe vendqëndrimit.
Në ligj është rekomanduar të bësh te detyrueshëm deklaratën e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Duhet një kopje dokumenti që të deklarohet se familja X jeton në këtë adresë. Janë rreth 14 mijë qytetar shqiptar që jetojnë jashtë territorit dhe e kanë kryer këtë detyrim. Nuk mund të ecet para pa deklarimin e vendqëndrimit dhe vendbanimit.
Martesat fiktive dhe kjo është rregulluar me ndryshimet që kemi sjellë në ligj. Ka një sërë ankesash që thonë pse shërbimi i regjistrimit të lindjes duhet bërë përmes prezencës. Janë disa shërbime të cilat këtë formë tradicionaliteti e kanë për shkak të verifikimit që duhet bërë nga punonjësit zyrës së gjendjes civile. Shqipëria sot është jo në Ballkan, po kampion në Europë sa i takon shërbimeve online që ofrohen për qytetarët.’- tha Balla.