Aktualitet

Ndryshime në nivel drejtuesish në Policinë e Beratit. Ja emërimet e reja

Ndryshime në nivel drejtuesish në Policinë e Beratit. Ja

Emërimi i Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duket se është shoqëruar me ndryshime pothuajse në të gjitha strukturat, në nivel drejtuesish të institucionit kryesor ligjzbatues në vendin tonë.

Këtë të martë, ndryshimet kanë ndodhur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë vijuar ndryshimet në rang drejtuesit dhe emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm Beratin, por edhe të pesta komisariatet e kësaj drejtorie.

Mësohet se ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të DVP Berat, Edmond Tarkaj,me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun.

Ndryshimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat:

– Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;
– Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj,ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;
– Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë,ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.
– Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.
– Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.
Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat,Kuçovë e Dimal.
-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze,që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;
– Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;
– Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai,që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

Tiranapost.al