Aktualitet

Ndryshime në Polici, emërohen shefat e rinj në disa komisariate

Ndryshime në Polici, emërohen shefat e rinj në disa komisariate

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në disa komisariate.

Në Komisariatin nrumër 2 në Tiranë është emëruar Loard Sallaku, i cili deri me tani ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë.

Në Shkodër shef komisariati është emëruar Idriz Daulle. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e Shefit të Rendit në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Oltian Agolli është emëruar shef i komisariatit të policisë Sarandë, duke zëvëndësuar Klodian Kondin që tashmë do të shkojë në policinë e Pogradecit.

Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur një ndryshim. Elton Alushi është emëruar zv. drejtor për hetimin e krimeve.