Aktualitet

Ndryshojnë procedurat e pajisjes me pasaportë për emigrantët, Ambasada Shqiptare në Greqi jep njoftimin

Ndryshojnë procedurat e pajisjes me pasaportë për

Ambasada shqiptare në Greqi njofton të gjithë emigranëtët se procedura e aplikimit për marrjen e pasaportave dhe kartave të identitetit ka ndryshuar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook ambasada njofton se data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se brenda muajit tetor koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë.

Njoftimi i Ambasadës Shqiptare në Athinë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.

BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorezohen për 3 javë.