Aktualitet

Ndryshojnë rregullat e importit të veturave, nuk mund të blini më nga jashtë asnjë makinë më të vjetër se viti 2007

Ndryshojnë rregullat e importit të veturave, nuk mund të blini

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar rregulla të reja për importin e makinave. Sipas rregullave, nuk do të lejohet më importi i asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007.

“Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Tiranapost.al