Aktualitet

Ndryshon çmimi për sigurimin e makinës

Ndryshon çmimi për sigurimin e makinës

Nga data 1 janar 2025, sigurimi i makinës nuk kushton njëlloj për të gjithë. Drejtuesit do të paguajnë këtë vit, çmim të diferencuar, i cili përcaktohet nga disa faktorë.

Mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve janë regjistruar në sistemin që përcakton çmimin vjetor.

Po ashtu, edhe sjellja në rrugë ndikon në çmim, ku ata që kanë bërë aksident do të paguajnë më shumë.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.