Në 11 janar nis regjistrimi i votuesve të diasporës, si kryhet procedura
Në 11 Janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet e Përgjithshme të datës 11 Maj 2025.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka publikuar se si do të bëhet procedura. Procesi do të mbyllet në 11 mars 2025.
Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ https://apps.apple.com/al/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948
ose
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kqz.app.kqz&pcampaignid=web_share
ose nëpërmjet faqes https://kqz.gov.al
KQZ ju kërkon si dokumentacion për regjistrim në PER:
🪪 Kartë ID ose Pasaportë;
📎Dokumentacioni i nevojshëm i deklarimit të adresës duhet të përmbajë emrin e zgjdhësit të njëjtë me emrin në dokumentin e ID për regjistrim në PER (mjafton vetëm një prej tyre):
🔖dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar nështetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
🔖dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
🔖kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
🔖dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetimbankar etj), që përmban adresën e banimit;
🔖kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
🔖kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
🔖kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
🔖kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
🔖leje drejtimi automjeti (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;
🔖dokument të lëshuar nga organi kompetent ishtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, qendër emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
🔖çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit.
Për rregjistrimin ju nevojitet një pajisje elektronike (telefon inteligjent, laptop, PC i pajisur me kamera ballore) për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimi (fotografimi) i dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës.